Kryeprokurori i Prizrenit paralajmëron: Do të ftohen edhe kandidatët për deputet në cilësinë e të dyshuarve!
Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, ka deklaruar se hetimet për rastin e dyshuar të keqpërdorimit të personave do të vazhdojnë pa kompromis dhe se në cilësinë e të dyshuarve do të ftohen edhe kandidatët për deputet nga parti të ndryshme politike.
Kryeziu tha se Prokuroria po bën përpjekje maksimale për të siguruar prova të mjaftueshme dhe se ndaj çdo personi për të cilin ka prova do të veprohet pa dallim.
“Ne do të bëjmë përpjekje maksimale për të siguruar prova dhe do të jemi të pakompromis ndaj atyre për të cilët ekzistojnë prova,” ka deklaruar Kryeprokurori Kryeziu, duke shtuar se do të ftohen edhe kandidatët për deputet.
Këto deklarata ai i bëri pas arrestimit të 109 personave, të cilët dyshohen për keqpërdorim të personave në këtë rast. Hetimet, sipas Prokurorisë, janë në vazhdim dhe priten ftesa të reja për intervistim në ditët në vijim. /Indeksonline/

