75 Mall Live Search
17:12 / E Enjte, 23 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kryeprokurorja e cila dërgoi në burg rreth 1000 zyrtarë publik për korrupsion

Drejtoria Kombëtare Kundër Korrupsionit (DNA) në Rumani, me në krye kryeprokuroren Laura Kovesi, dërgoi vetëm vitin e kluar në gjykatë rreth 1000 të pandehur dhe një e treta e tyre ishin individë me pozita të larta në sektorin publik, duke përfshirë tre ministra, pesë deputetë, një senator dhe dy sekretarë shtetërorë.

Kovesi shtoi se gjatë vitit të kaluar janë finalizuar mbi 3,800 raste të korrupsionit dhe janë sekuestruar 159,5 milionë euro, transmeton IndeksOnline.

“Një e treta e të pandehurve kryen mashtrime nga fondet e BE-së, shpesh me fondet e BE-së të caktuara për zonat rurale në komunitetet e varfra”, tha Kovesi gjatë një ngjarjeje ku DNA-ja shqyrtoi rezultatet e tyre të vitit 2017.

Duke folur për hetimet e vitit të kaluar, Kovesi tha se prokurorët zbuluan menaxherët e spitaleve që morën ryshfete nga furnizuesit e produkteve dhe shërbimeve mjekësore. “Përfitimet me vlerë miliona euro merren në këtë mënyrë,” tha kryeprokurorja e DNA-së.

Në të njëjtën kohë, prokurorët e DNA-së shqpituan 713 dënime, duke përfshirë katër ligjvënës, 28 kryetarë dhe 30 drejtues të institucioneve shtetërore dhe kompanive. Disa sprova ishin të vjetra me vite. Qindra ish gjyqtarë dhe prokurorë janë sjellë gjithashtu para drejtësisë, me një normë dënimi mbi 90%. Në vitin 2015, janë hetuar 12 anëtarë të parlamentit, duke përfshirë ministrat. “Kemi hetuar dy ministra, një prej të cilëve shkoi nga puna drejt e në paraburgimi”, tha Kövesi.

Si rezultat i retrospektivës vjetore të ADN-së së vitit 2015, Kövesi deklaroi se 431 milion euro në ryshfet ishte shuma e dhënë në rastet që u paraqitën në Gjykatë.

Viktor Ponta, ish kryeministër i Rumanisë dhe zyrtari më i lartë i qeverisë nën hetimin dhe ndjekjen e DNA-së, akuzoi Kövesin se ishte “një prokurore krejtësisht joprofesionale duke u përpjekur të bëjë një emër, duke shpikur dhe imagjinuar fakte dhe situata të pavërteta 10 vjet më parë”. Këto komente janë postuar në faqen e tij në Facebook, pas padisë së tij për akuzat e falsifikimit, pastrimit të parave dhe evazionit fiskal, të ngritur kundër tij nga DNA-ja.

Kryeprokuroja Kovesi në fund u shkarkua nga pozita, me arsyetimin se ajo kishte tejkaluar autoritetin e saj dhe dëmtoi imazhin e shtetit rumun jashtë vendit. Kjo gjë tërhoqi mijëra protestues në Rumani. /IndeksOnline/