Kryeprokurorja Vuçetaj mban takim koordinues me eprorët e policisë rajonale të Pejës

Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës, Lumturije Vuçetaj, ka ftuar në takim drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë, kolonel Shaban Shalën, zëvendësdrejtorin, nënkolonelin Agron Hasanaj, shefin e sektorit të operativës rajonale, nënkolonelin Nexhat Gutiq, si edhe, shefin e sektorit të hetimeve rajonale, majorin Nue Nikollaj.
Gjatë këtij takimi të mbajtur në objektin e Prokurorisë Themelore në Pejë ,ndër të tjera u diskutua për ngritjen e nivelit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe harmonizimin e bashkëveprimeve, me qëllim të efikasitetit për të siguruar rendin dhe sigurinë publike të qytetarëve në kompetencën territoriale të Prokurorisë Themelore në Pejë.
Si çështje e veçantë e diskutimit ishte edhe koordinimi i Prokurorisë Themelore të Pejës me Policinë e Kosovës për angazhimin dhe monitorimin e procesit të votimeve më 9 shkurt, për mbarëvajtje sa me të rregullt të këtij procesi, duke garantuar mbrojtjen e votës se lirë të qytetarëve.
Po ashtu, të pranishmit diskutuan çështje me rendësi për ndërmarrjen e veprimeve , parandaluese të akteve kriminale, luftimin e korrupsionit , sigurinë në objektet shkollore, si edhe siguria e qytetarëve.
Gjithashtu, kryeprokurorja paraqiti objektiva e planit të punës në mandatin katër (4) vjeçar të saj.