Kryeqyteti “full” me vetura pas orës 20:00

Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtina, ora policore fillon në ora 20:00.

Por, sonte pas orës 20:00, janë parë një numër i madh i veturave, transmeton Indeksonline.

Nga pamjet që ka siguruar Indeksonline, shihen shumë vetura duke qarkulluar lirshëm në qytet.

Qeveria e Kosovës ka vendosur orë policore në gjithë vendin, pas gjendjes së rëndëuar me koronavirus. /Indeksonline/