22:58 / E Mërkurë, 17 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kryeqyteti i “mbytur” nga mbeturinat vend e pa vend

Te shohim mbeturina neper vende publike, është bërë një dukuri e zakonshme tashme në vendin tonë.

Edhe pse në çdo cep të qytetit mund të shohim kontejnerë apo shporta për hedhjen e tyre, qytetarët vazhdojnë ti hedhin në vend e pavend.

Veçmas në kryeqytet, kjo dukuri është në dukshmëri të lartë, ku këtë mund ta shohim çdo ditë nëpër rrugët tona.

Edhe pse ka shumë ankesa lidhur me këtë çështje, nuk mund të thuhet që po bëhet ndonjë ndryshim, shkruan Indeksonline.

Ndryshe,  në vitin 2018 është marrë një vendim nga Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që qytetarët e Kosovës që hedhin mbeturina jashtë vendeve të caktuara do të ndëshkohen me gjoba mandatorë.

Këta të fundit nuk po e respektojnë një gjë të tillë.

Indeksonline ju sjell disa fotografi të ditëve të fundit, ku mund të shihni se si qytetarët e papërgjegjshëm hedhin mbeturina vend e pavend!/Indeksonline/