Kryeqyteti mbulohet nga bërllogu

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, ditëve të fundit është mbuluar nga bërllogu.
Në çdo cep të kryqytetit mund të shihni mbeturina në hapësira gjelbëruese.
Në disa foto që iu sjell IndeksOnline shihet më së miri gjendja aktuale në Prishtinë.
E siç duket, kompanitë përgjegjëse nuk i kanë vërejtur ato.
Ankesa për mosgrumbullim të bërllogut ka pasur edhe nga banorë në lagje të ndryshme të kryeqytetit pasi kontinjerët ishin mbushur “full”.
Pa dyshim, që një pamje e tillë ia prish hijeshinë e saj, Prishtinës./IndeksOnline/




