75 Mall Live Search
21:26 / E Enjte, 18 Dhjetor 2025 / S Z

Kryeqyteti ndez dritat e fundvitit

Kryeqyteti është ndriçuar sonte, duke marrë kështu një pamje festive. Kryetari i kryeqytetit Përparim Rama dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ndezën dritat e Vitit të Ri në sheshin e Prishtinës.

E gjithë kjo u bë në një ceremoni festive, ku të pranishëm ishin dhe qytetarë të shumtë, të cilët shijuan ceremoninë festive të ndezjes së dritave dekorative,  gjë që shënon hapjen simbolike të atmosferës së fundvitit në Kryeqytet.