75 Mall Live Search
13:55 / E Martë, 13 Korrik 2021 / OSH

Kryeqyteti pret yjet nga Premierliga, Roma e Lazio prezantojnë dy blerje

Skuadra e kryeqytetit të Italisë, Roma e Lazio kanë prezantuar blerjet e para nga Premierliga Angleze. Roma ka zyrtarizuar transferimin e portierit, Rui Patricio.

Gardiani portugez i është bashkuar Romës pas disa viteve të suksesshme te ëolves në Premierligë. 11.5 milionë euro i ka kushtuar romakëve blerje e Patricios, me kërkesën e Jose Mourinhos.

Edhe Lazio e Igli Tares ka siguruar një blerje. Sulmuesi brazilian, Felipe Anderson është rikthyer në Serie A pas aventurës që kishte te West Ham në Angli.

Anderson do të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare me 2.2 milionë në sezon, ndërsa West Ham do të përfitojë 3 milionë euro dhe 50% të shitjes së kartonit të tij./Indeksonline/