18:02 / E Martë, 07 Prill 2020 / indeksADMonline

Ky është kryeshefi ekzekutiv i ri në Ujësjellësin “Prishtina”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se sot është shkarkuar kryeshefi ekzekutiv i Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.

IndeksOnline mëson se  drejtori i ri që është emëruar në Ujësjellësin Rajonal “Prishtina” është Sokol Xhafa.

I njëjti ka folur për Indeksonline, derisa ka thënë se emërimi i tij, s’ka të bëj asgjë me Lëvizjen Vetëvendosje, ndërsa veprimtarnë e tij në të njëjtën kompani e ka ushtruar ndër vite.

“S’kam qenë kurrë dhe nuk jam anëtar i VV-së. Ajo është një shpifje e ulët. As që e kam plan të anëtarësohëm. Karrierën e kam nis në vitin 2006 si inxhinier i ujërave në sektorin privat. Në ujësjellës jam që nga viti 2013 si inxhinier. Ndërsa në mars të vitit 2016 kam qenë UD detyre i Drejtorit Tekinik, e me konkurs të hapur, që nga janari i vitit 2018 jam zgjedhur Drejtor Teknik. Nuk e njoh askënd në VV, i njoh nga ekranet televizive”, ka thënë Xhafa.

Tutje ai ka shtuar që fotografia e tij që ka pasur në profil, e cila është realizuar gjatë një tryeze pune, s’ka të bëj asgjë me jetën e tij e politike.

“Ka qenë një foto profili që mediat kanë aluduar ndoshta në të. Unë verbalisht jam njoftuar për vendimin e qeverisë për emërimin tim”, përfundon ai./Indeksonline