75 Mall Live Search
13:41 / E Martë, 29 Korrik 2025 / Z S

Kryeshefi i AME-së: Kërkesa për FSK-në në Ujman, për shkak të mungesës së kapaciteteve

Genc Metaj, shef i Agjencisë së Emergjencave ka thënë se kërkesën për angazhimin e FSK-së në gjetjen e trupit të personit që është hedhur në Ujman e kanë bërë për shkak se me kapacitetet aktuale nuk kanë arritur ta gjenin trupin deri tashti.

Ai në një deklarim për media ka thënë se kërkesa është bërë të hënën.

“Agjencia e Emergjencave si koordinuese me kohë ka marrë të gjitha masat, por me kapacitetet aktuale që kemi pasur nuk kemi arritur me sukses me ta gjenim trupin e personit të humbur dhe për këtë arsye me të gjitha veprimet ndërinstitucionale kemi kërkuar edhe angazhimin e FSK-së të cilët sot kanë ardhur dhe janë duke e kryer punën”, ka thënë ai në një deklarim për media./Indeksonline/