13:14 / E Premte, 14 Korrik 2023 / L K

Kryeshefi i ‘Hidrodrini’-t, ing. Dri Cena takon kryetarin e Istogut Ilir Ferati

Kryeshefi Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’ ing. Dri Cena është pritur sot në takim nga Kryetari i komunës së Istogut z. Ilir Ferati.

Takimi vie në kuadër të turrit të takimeve njohëse zyrtare të shefit të ri të kësaj kompanie me kryetarët e komunave të zonës së mbulueshmërisë.

Edhe pse takim i parë formal, me karakter njoftues, palët kanë arritur dy dakordanca të mëdha për bashkëfinancim.

Ata janë dakorduar për funksionalizimin e rezervuarit të Banjës, bashkëfinancim i KRU ‘Hidrodrini’ dhe Komunës së Istogut, i cili do ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e sasisë së furnizimit si dhe për ndërtimin e objektit të ri të Njësisë Operative përkatëse të KRU ‘Hidrodrini’ në këtë komunë, poashtu projekt bashkëfinancim i kompanisë në fjalë dhe komunës së Istogut.

Poashtu është vlerësuar hapja e pikës së re për pagesa të faturave të ujit, në Gurrakoc, si shërbim më pranë konsumatorit të kësaj ane.

Komunikata e plotë:

‘KRU ‘Hidrodrini’-Pejë

Istogu do bëhet me Rezervuar funksional në Banjë dhe me objekt të ri të Njësisë Operative të Ujësjellësit

Kryeshefi Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’ ing. Dri Cena është pritur sot në takim nga Kryetari i komunës së Istogut z. Ilir Ferati.

Në mesin e temave me rëndësi për bashkëpunim në të mirë të qytetarëve/konsumatorëve të kësaj ane, palët janë dakorduar për funksionalizimin e rezervuarit të Banjës, bashkëfinancim i KRU ‘Hidrodrini’ dhe Komunës së Istogut, i cili do ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e sasisë së furnizimit si dhe për ndërtimin e objektit të ri të Njësisë Operative përkatëse të KRU ‘Hidrodrini’ në këtë komunë, poashtu projekt bashkëfinancim i kompanisë tonë dhe komunës së Istogut.

Janë diskutuar edhe çështje tjera me rëndësi, e ndër to është vleruar edhe hapja e pikës së re për pagesa të faturave të ujit, në Gurrakoc, si shbim më pranë konsumatorit të kësaj ane.

Në takim Kryeshefi Cena, ka ofruar dorën e bashkëpunimit në çdo kohë, në shërbim të qytetarëve, të Istogut.’-thuhet në njoftimin nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ – Pejë./RADIO 1&Njeshi/