75 Mall Live Search
14:51 / E Enjte, 04 Shtator 2025 / MSH

Kryeshefi Osmani priti në takim Shahinin

Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” Sh.A., Fisnik Osmani, ka pritur sot në takim Besa Shahinin, kandidate për kryetare të Komunës së Prishtinës nga radhët e PSD-së.

Kryeshefi Osmani e ka njoftuar Shahinin me progresin, që ka shënuar ndërmarrja, projektet dhe planet për të ardhmen. Ai ka rikujtuar se janë shtuar 10 000 mijë kyçje të reja me mbi 65 mijë konsumatorë në 11 lagje të reja.

Duke numëruar sukseset e arritura, kryeshefi Osmani tha se energjia e liferuar është rritur me mbi 30 për qind, duke rritur efikasitetin dhe ulur humbjet në rrjetin e ngrohjes.

Njëkohësisht, është investuar në modernizimin e infrastrukturës termike, duke siguruar furnizim të mjaftueshëm, të qëndrueshëm dhe pa ndërprerje, është rritur sipërfaqja e mbuluar me ngrohje në zona të banimit dhe ato afariste si dhe është forcuar performanca financiare. 

Gjithë këto arritje janë rezultat i përkushtimit tonë ndaj shërbimit publik, qytetarit dhe mjedisit, me qëllimin e vetëm për të ofruar shërbime më të mira, ngrohje më të pastër, më të sigurt dhe më efikase.