Kryeshefja e Telekomit rehaton vëllain në këtë institucion, “shpiket” pozita enkas për të

Indeksonline ditë më parë ka raportuar për ristrukturimin e pozitave në Telekomin e Kosovës, vetëm e vetëm për t’i rehatuar në pozita të larta menaxheriale persona të caktuar.
Kështu, me ristrukturim tashmë u rehatua edhe Burim Hana – vëllai i kryeshefes së Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hana, thonë burimet e Indeksonline.
Ai ka marrë pozitën e “Menaxherit – Analiza, Strategjia e Marketingut dhe Planifikimit”.
Kjo pozitë është “shpikur” enkas për emërimin e Burim Hanës, pasi më parë nuk ka ekzistuar.
I gjithë procesi i ristrukturimit është bërë me nepotizëm e me të preferuar te Burbuqe Hanës e cila mori pozitën e kryeshefes ekzekutive me mandat trevjeçar në Qeverinë Kurti./Indeksonline/