75 Mall Live Search
13:34 / E Enjte, 02 Janar 2020 / indeksADMonline

Kryesia dhe Grupi Parlamentar i LDK-së, mbledhje të hënën

Lidhja Demokratike e Kosovës mbledhjen e parë për këtë vit do ta nis të hënën.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media, ndërsa nuk është bërë e ditur tema e takimit.

“Të hënën, më datë 6 janar 2020, në orën 09:00, në Selinë e LDK-së, mbahet mbledhja e Kryesisë së LDK-së.

Ndërsa, në orën 13:00, mbahet mbledhja e Grupit Parlamentar të LDK-së.

Ftohen mediet të marrin pamje në fillim të takimeve, për detaje tjera do të ju informojmë me kohë”, thuhet nga njoftimi i Zyrës për Informim të LDK-së./Indeksonline