75 Mall Live Search
07:36 / E Hënë, 16 Dhjetor 2024 / AR

Kryesia diskuton për seancën e përbashkët të kuvendeve Kosovë-Shqipëri

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhje në të cilën në rend dite është organizimi i seancës së përbashkët ndërmjet të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Ndryshe Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët, më 20 dhjetor.

Takimi do të zhvillohet në Prishtinë në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës.

“Më 20 dhjetor, ora 11:00, në Prishtinë, në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës, do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Shqipërisë dhe e Kuvendit të Kosovës”, njoftoi ditë ditë më  Kuvendi i Shqipërisë.

Edhe kryetarja e kuvendit, Elisa Spiropali, tha se mbledhja e përbashkët të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës, e cila mbahet në Prishtinë, më 20 dhjetor është nevojë e koordinimit të agjendës tonë kombëtare.

“Ky kuvend i përbashkët vjen si nevojë e koordinimit të agjendës sonë kombëtare për realizimin e objektivave strategjike, anëtarësimin e Shqipërisë në BE, integrimet euroatlantike të Kosovës, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe rritjen e kontributit të faktorit shqiptar në zhvillimin, demokratizimin, paqen e sigurinë në rajon e më gjerë”, tha ajo.

Ndryshe dy kuvendet janë mbledhur së bashku edhe njëherë, më 27 nëntor 2022 me rastin e 110-vjetorit të pavarësisë.