75 Mall Live Search
11:46 / E Mërkurë, 02 Prill 2025 / mp

Kryesia e AAK-së mban mbledhje sot

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thirrur mbledhjen e kryesisë së partisë.

Ky takim vjen pas certifikimit të rezultatit zgjedhor dhe ka të bëjë me konsultimet rreth formimit të institucioneve dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale.

Burime brenda Aleancës bëjnë të ditur se mbledhja do të mbahet sot nga ora 17:00.