75 Mall Live Search
17:34 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kryesia e BIK të shqetësuar për dëmtimin e varrezave në Prishtinë, kërkojnë nga organet kompetente të zbulohen autorët

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka reagur lidhur me dëmtimin dhe vandalizmin e varrezave myslimane në Prishtinë.

BIK përmes një njoftimi në facebook kanë shprehur shqetësimin e tyre loidhur me këtë cështje duke thënë se Kryesia e BI të Kosovës kërkon nga organet kompetente që sa parë të zbulojnë aktorët e këtij akti vandal dhe të njëjtit të dalin para drejtësi.

Ja postimi i plotë:

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, me shqetësim ka marr lajmin për dëmtimin dhe vandalizmin e varrezave myslimane në Prishtinë. Sipas të informatave që disponojmë ne më 6 gusht 2019, persona të panjohur kanë vandalizuar 11 varre me ç’rast kanë dëmtuar gurët mbivarror Atakimi i varrezave përveç që është vepër e ndaluar me parimet fetare është akt i shëmtuar dhe veprim i papranueshëm pavarësisht nga kush është kryer. Kryesia e BI të Kosovës kërkon nga organet kompetente që sa parë të zbulojnë aktorët e këtij akti vandal dhe të njëjtit të dalin para drejtësi. Po ashtu kërkojmë nga organet kompetente që menaxhojnë varrezat që të marrin masat e duhura që akte të tilla mos të përsëriten në të ardhmen.