Kryesia e dorëhequr e LDK-së mban mbledhje në 16:30

Kryesia e dorëhequr e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhet sot në orën 16:30.
Këtë e kanë konfirmuar për Express nga brenda kryesisë së kësaj partie, e cila në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare mori rezultatin më të dobët të histori të kësaj partie, që është më e vjetra në vend.
Në këtë mbledhje, pritet të diskutohet edhe për datën e mundshme për mbajtjen e Kuvendit zgjedhor, ku do të zgjidhej kryetari i ri.