75 Mall Live Search
15:12 / E Premte, 02 Prill 2021 / A. M.

Kryesia e Kuvendit: Ligji për Zgjedhje dërgohet në Qeveri, pritet të miratohet nga deputetët!

Kryesia e Kuvendit pritet të marrë vendim të përshpejtuar Ligjin për Zgjedhje, i cili është dërguar në ekzekutivit.

Indeksonlie mëson se në mbledhjen, që ka nisur para pak minutash, është vendosur që ndryshimi i Ligjit për Zgjedhjet, i iniciuar nga LVV-ja, ia mundëson diasporës të votojë në ambasadat dhe konsullatat e shteteve ku ata jetojnë.

Ndryshe, Qeveria Kurti pritet të përgatisë deklarimet për ndikimin buxhetor dhe se a është në përputhje kjo me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Vlen të theksohet se pas këtij hapi, ky Ligj i ofrohet Kuvendit për ta miratuar.  Qeveria ka paralajmëruar mbledhje sot në orën 16:00.