Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen, ky është rendi i ditës

Kryesia e Kuvendit do të mbaj sot mbedjen e radhës në ora 13:00.
Rendi i ditës
I. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 16, 22, 23 qershor, 1 dhe 6 korrik 2022:
- Votimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021.
III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 30 qershor, 1 dhe 6 korrik 2022:
- Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-108 për Deklarimin Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave,
- Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, për vitin 2021.
IV. Përgatitjet për Seancën plenare të re të radhës:
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-150 për ratifikimin e Traktit mbi Ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-103 për Sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë.
V. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.