75 Mall Live Search
16:35 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kryesia e Kuvendit mban nesër seancë, propozohet formimi i komisioneve parlamentare

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të zhvillojë nesër mbledhjen e parë nën udhëheqjen e re.

Mbledhja nis në ora 11:00 dhe zhvillohet në sallën C-301, transmeton Indeksonline.

Ky është rendi i ditës në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare:

  1. Propozimi për formimin e komisioneve parlamentare.
  2. Të ndryshme.

Ndryshe të hënën deputetët e Kuvendit të Kosovës zgjodhën edhe Kryeparlamentaren e re, Vjosa Osmani./Indeksonline/