75 Mall Live Search
23:26 / E Premte, 20 Maj 2022 / MSH

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet ditën e hënë për të diskutuar një sërë pikash.

Takimi është lajmëruar të fillojë në ora 11:00.

Në rend të ditës janë pikat si më poshtë:

I. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:

14.  Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale.

III. Pika e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

IV. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 14 prill 2022:

8.  Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga radha e komunitetit serb,

V. Pika e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 14, 19 prill, 11 dhe 19 maj 2022:

7.  Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.

VI. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 5, 11 dhe 13 maj 2022:

5. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,

6. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,

7. Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,

8. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,

9. Debat parlamentar për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj.

VII. Përgatitjet për Seancë plenare të re të radhës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,

4.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-033 për provimin e jurisprudencës,

5.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

6.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-070 për Pijet e Forta Alkoolike,

7.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,

8.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-027 për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,

9. Zgjedhja e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit,

10. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

VIII. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave