22:38 / E Premte, 23 Shtator 2022 / MSH

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën

Të hënën do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Mbledhja është njoftuar të fillojë në ora 11:00.

Në këtë mbledhje do të caktohet rendi i ditës për seancë plenare, do të ketë interpelancë me ministrin e Financave, Hekuran Murati, dhe pika të tjera.

Rendi i ditës është si në vijim:

I.  Caktimi i rendit të ditës për Seancë plenare:

1.  Deklarimet jashtë rendit të ditës, 
2.  Pyetjet parlamentare,
3.  Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”,
4.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-155 për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut,
5.  Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar.

II. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave