11:18 / E Enjte, 22 Shtator 2022 / B O

Kryesia e Kuvendit me vendim të ri vendim për tërheqjen e parave nga Trusti

Në mbledhjen e sotme, Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që të dërgojë në Qeveri për mendim projektligjin për plotësim/ndryshimin e Ligjit për fondet pensionale të Kosovës, që mundëson tërheqjen deri në 30 për qind nga Trusti.

Ky vendim vije pas peticionit të dorëzuar e të nënshkruar nga mbi 20 mijë qytetarë. Tërheqja e mjeteve nga Trusti është rikthyer si temë e mundësi nga PDK.

Kreu i kësaj partie, Memli Krasniqi ka thënë se qytetarëve duhet të iu mundësohet tërheqja e mjeteve si ndihmë ekonomike pas krizës së krijuar në vend./Indeksonline/