11:42 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Kryesia e LDK-së bën homazhe në Prekaz (Foto)

Me rastin e 20 vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe rënies së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, kryesia e LDK-së ka bërë homazhe te varrezat në Prekaz.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu tha se sot është ditë dhimbje por edhe krenarie sepse 20 vjet më parë Adem Jashari dhe e gjithë familja e tij bën sakrificën më të madhe me çmimin e jetës për çlirimin e Kosovës.

Ndërsa Rifat Jashari i falënderoi anëtarët e kryesisë për vizitën, dhe dhimbjen e krenarinë që ndajnë çdo herë me familjen Jashari dhe gjithë shqiptarëve ua uroi festat e marsit. /Indeksonline/

 

Temat: