13:26 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kryesia e LDK-së përkujton Xhavit Ahmetin

Në 22 vjetorin e vdekjes së Profesorit Xhavit Ahmetit, kryesia e LDK-së, familjarë, kryetarë të degëve dhe miq kanë bërë homazhe te varri i tij.

Në emër të kryesisë para famijarëve, veprimtarëve të degës së dytë dhe miqve ka folur Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së Ismet Beqiri.

“Xhavit Ahmeti ishte intelektual, politikan i mençur dhe personalitet me virtyte të larta dhe jo rastësisht ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Rugova. Xhavit Ahmeti ka dhënë shumë për arsimin, shkencën dhe kulturën në Kosovë. Lavdi jetës dhe veprës së Xhavit Ahmetit”

Xhavit Ahmeti ka humbur jetën tragjikisht më 21 nëntor 1996.

Temat: