75 Mall Live Search
21:48 / E Shtunë, 11 Maj 2019 / indeksADMonline

Kryesia e Llapit viziton futbollistin, Valmir Veliu: Ai është mirë me shëndet

Pas lëndimit që e pësoi në ndeshjen Prishtina – Llapi, sulmuesi llapjan Valmir Veliu është i shtrirë në spital.

Një përplasje me Diar Miftarajn e detyroi Valmir Veliun e Llapit të largohet nga fusha që nga minuta e 35-të të ndeshjes, teksa tani gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Kështu të paktën thuhet në njoftimin e klubit nga Podujeva, me ç’rast kryesiat e ka vizituar Veliun.

“Kryetari Beqir Batatina dhe anëtarët e kryesisë së bashku me trajnerin Tahir Batatina kanë vizituar futbollistin Valmir Veliu ku pas analizave mjekësore, ai është mirë me shëndet. I dëshirojmë rikthim të shpejtë në mesin tonë! #ForcaVeliu”, thuhet në njoftim.