12:25 / E Enjte, 05 Gusht 2021 / k.v

Kryesia e re e PDK-së/ Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka disa fjalë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit nga mbledhja e sotme e Këshillit Drejtues të PDK-së dhe nga kryetari Memli Krasniqi, pret më të mirën që mund të prodhojë sipas tij partia që në ADN të saj e ka UÇK-në, shtetformimin dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.

“Uroj të zhvillohen punime të mbara të KD-së dhe të emërojë kryesi të unitetit, të përkushtimit dhe vijimit të rrugës së themeluesve të saj të prirë nga Hashim Thaçi me shokë, mbi përkushtimin dhe kontributin e anëtarëve të saj që nga okupimi, gjatë luftës çlirimtare dhe pas çlirimit të vendit”, ka thënë Lladrovci.

Gjithsesi, ai pret nga Kryesia e re të jetë gjithëpërfshirëse, largpamëse dhe e qëndrueshme përball sfidave.

“Energjia pozitive e PDK-së do sa më parë të vihet në veprim, për të rikonfirmuar vlerat e saj, vizionin dhe rrugën euro-atlantike. Në këtë ditë të rëndësishme për PDK-në, uroj që të dëshmohet uniteti i domosdoshëm për të avancuar vlerat të cilat i riaformoi brenda të gjitha niveleve të organizimit partiak, ish lideri ynë, Kadri Veseli”, ka thënë kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Mbledhjes i uron punë të mbarë dhe suksese ashtu si Këshillit Drejtues, Kryesisë së re dhe kryetarit Memli Krasniqi!