Kryesia në pauzë: Po matet salla e Kuvendit nëse i plotëson kushtet për seancë

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit është ndërprerë për pak çaste derisa të matet salla kryesore e Kuvendit nëse ajo i plotëson kushtet për mbajtjen e seancës për mocionin e LDK-së apo jo.
Burimet e IndeksOnline brenda takimit kanë thënë se shefat e grupeve parlamentare kanë insistuar që seanca të mbahet në sallën kryesore më së largu nesër për rrëzimin e qeverisë Kurti.
Pas matjes së sallës, shefat e GP bashkë me kryetaren Vjosa Osmani do të vëndosin përfundimisht për mocionin e LDK-së./IndeksOnline/