07:24 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kryesia sot vendos për seancën e ardhshme

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet për një takim të rregullt ku pritet që të caktojë seancën e radhës.

Dy pika do të jenë në këtë seancë ; adresimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi,  deputetëve të Kuvendit   të Kosovës dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018.

Në rendin e ditës për seancën e radhës së Kuvendit është paraparë fjala e presidentit Hashim Thaçi ndaj deputetëve të Kuvendit, si dhe si pikë e dytë është shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin e vitit 2018.

Këto janë pikat:

Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,
2. Përgatitjet për seancat plenare të radhës:
2.1. R e n d i i d i t ë s
Adresimi i Presidentit të Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e Tij, zotëri Hashim Thaçi, deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës.
2.2. R e n d i i d i t ë s
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018.