22:05 / E Martë, 13 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kryetari Ademi takohet me Presidentin e UEFA-s dhe me personalitete tjera me ndikim


Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka zhvilluar sonte një takim me kryebashkiakun e ri të Stambollit, Ekrem Imamoglu.

Gjatë këtij takimi presidenti Ademi e njohu kryebashkiakun e Stambollit me të arriturat e FFK-së dhe të Kombëtares së Kosovës pas anëtarësimit në UEFA e FIFA, teksa u diskutua edhe për bashkëpunimet ndërmjet klubeve të dy vendeve në të ardhmen, në veçanti për  kategoritë e reja.

Ndërkaq, kryebashkiaku i Stambollit u shpreh i lumtur që e takojë presidentin Ademi dhe premtoj se shumë shpejtë do ta vizitojë Kosovën dhe FFK-në.

E përveq kryebashkiakut të Stambollit Ademi zhvilloi takime edhe me Presidentin e UEFA-s, z. Aleksander Çeferin , Zoran Lakoviç i cili është përgjegjës në UEFA, dhe me shumë personalitete të shquara./Indeksonline/.