75 Mall Live Search
21:06 / E Enjte, 13 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të ‘Trafikut Urban’ që u arrestua, është vëllai i një zyrtari të PSD-së

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (DHKEK), ka njoftuar se në tri lokacione të ndryshme, në tri raste të ndara, ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari penale.

Në mesin e tyre është edhe Ruhan Beha, kryesues i Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes “Trafiku Urban”.

Indeksonline mëson se Beha është vëllai i asambleistit të PSD-së në Prishtinë, Bashkim Beha.

Bashkim Beha – PSD

Siç raporton Policia e Kosovës, Ruhan Beha ka tentuar që të ndikoj në pranimin e një kandidateje në një konkurs punësimi.

“Rasti i dytë, sot, më 13.02.2020, pas hetimeve paraprake, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Ushtrim i ndikimit, hetuesit policorë kanë arrestuar të dyshuarin: R.B., viti i lindjes 1982, mashkull kosovar, (Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve – Trafiku Urban në Prishtinë). I arrestuari, dyshohet se tejkalon autorizimet e tij dhe mundohet të ndikojë në vartësit e tij për pranim të një kandidateje në një konkurs punësimi”, thuhet në njoftim. /Indeksonline/