Kryesuesi i Qendrës Komunale të Votimit nga PDK në Mitrovicë: Dyshimet janë të bazuara dhe faktuara
Qendra Komunale e Numërimit në Mitrovicë, vazhdon të jetë e mbyllur pas dyshimeve të ngritura për manipulime me fletvotime.
Kryesuesi i Qendres Komunale te Votimit nga PDK, Jahir Sumiqi ka thënë se procesi u ndrëpre pasi që kishte shumë dyshime për manipulime të procesit.
“Në orën 19 me urdhërin e prokurorisë është ndërprerë rinumërimi i votave. Ajo çfarë është prej mengjesit nga ora 10 janë parë dyshimet tona të bazuara dhe faktuara, që janë grumbulluar dhe janë shpërfaqur në media dhe organet kompetente. Ne që kemi qenë në ndërrimin e pasdites dhe pse ka pasur nga mengjesi dyshime për manipulime të votes, e kemi ndërprerë dhe e kemi bojkotuar procesin dhe pastaj e kemi thirrë policinë dhe është ndërprerë procesi”, tha ai. .
Ndërsa përkunder dyshimeve për manipulim të procesit, ai thotë se prokurori u kishte bërë presion që të vazhdojnë numërimin.
“Prokukrori në momentin që ka ardhur ka thënë se asgjë nuk është e jashtëzakonshme dhe se procesi mund të vazhdojë normalisht, duke na bërë presion. Duke qenë presion i anshëm dhe ad hok në mënyrë që ne të vazhdojmë, mirëpo ne kemi refuzuar të vazhdojmë për shkak se ne nuk do ta shkelim ligjin në asnjë mënyrë. Shteti i Kosovës i ka ligjet e veta, e kushtetutën e saj. Ne si qytetarë kemi luftuar që të kemi ligje, të kemi një shtet demokratik e sovran dhe në asnjë mënyrë, nuk e cenojmë as integritetin e as një komisioneri dhe asnjë puntori tonë, i cili po jep kontroibut të devotshëm që ky proces të shkojë në vend. Kemi pasur presion nga prokurori fillimisht, pastaj prokurori është zëvendësuar me kryeprokurorin që e ka marrë persipër rastin dhe është ndërprerë procesi”, ka thënë ai./Indeksonline/

