75 Mall Live Search
11:12 / E Shtunë, 02 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kryesuesi Idrizi : Gjykatat themelore, më shumë se njëqind për qind efikase, në zgjidhjen e lëndëve

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovë Nehat Idrizi, deklaroi se gjykatat e Kosovës, gjatë këtij viti, kanë shënuar rritje të konsiderueshme të efikasitetit në zgjidhjen e lëndëve.

Në konferencën e shtatë gjyqësore e cila po zhvillon punimet në Prishtinë, i pari i KGJK-së tha se: “Gjykatat themelore kanë treguar shkallë të efikasitetit mbi 100%, që do të thotë së kanë zgjidhur më shumë lëndë sesa kanë pranuar ndërsa Gjykata e Apelit, ka rritur produktivitetin, duke zgjidhur 6% më shumë lëndë sesa ka pranuar gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2017 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016”.

Sipas Idrizit, institucioni që ai drejton, më sukses ka përmbyllur edhe fazën e zgjedhjes se kryetarëve të gjykatave, emërimin e 52 gjyqtarëve të rinj. Po ashtu sukses i konsiderueshëm është shënuar edhe në rritjen e transparencës.  Idrizi potencoi se të arritura ka pasur edhe sa i përket integrimit të Veriut, sipas Marrëveshjes se Brukselit. Ndërsa shprehu zotimin e tij se lëndët kundër korrupsionit do të vazhdojnë të trajtohen me prioritet.

Ky është fjalimi i plotë i tij.

I nderuar President Thaçi,

I nderuar Ambasador Delaëie,

E nderuar Ambasadore Apostolova,

I nderuar Ambasador Braathu,

I nderuar ministër Tahiri,

I nderuar Kryesues Isufaj,

I nderuar Kryetar Peci,

Të nderuar Kryetar të gjykatave, punonjës të gjyqësorit të Kosovës,

Të nderuar të pranishëm,

 

Fillimisht shyrtëzoj rastin të ju falenderoj për pjesëmarrjën tuaj  në Koferencën e 7-të Vjetore të Gjyqësorit të Kosovës,

Së dyti, dua të ju përgëzojë për punën dhe përkushtimin tuaj të vazhdueshëm për të promovuar punën efikase të gjyqësorit si një nga shtyllat e sundimit të rendit dhe ligjit në shoqëritë demokratike.

Siç jeni në dijeni, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka të përcaktuara prioritetet e veta për gjyqësorin dhe të njejtat janë të mishëruara në Planin Strategjik të Gjyqësorit të Kosovës për vitet 2014-2019.

Këto prioritete përfshijnë:

Përmirësimin e Efikasitetit në Menaxhimin e Lëndëve

Përmirësim në zhvillimin dhe menaxhimin e Politikave dhe Rregulloreve të KGJK-së

Përmirësim në funksionimin e Sekretariatit të KGJK-së

Rritje të performansës, transparencës dhe llogaridhënies

Përgatitja për integrimin e gjykatave në veri;

Nëse flasim për efikasitetin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës në kryerjen e funksioneve të veta autonome, lirisht mund të themi se ky vit ka qenë mjaft intenziv dhe sfidues për neve. Më konkretisht, ky vit na gjeti përpara sfidave të shumta të cilat njëkohësisht korrespondonin edhe prioritetet e larta për Këshillin dhe gjyqësorin, të cilat duheshin adresuar në mënyrë adekuate.

Më lejoni të përmend disa nga zhvillimet institucionale të cilat e kanë shënuar këtë vit dhe që kanë tërhequr edhe vëmendjen e opinionit publik dhe komunitetit gjyqësor në veçanti.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në vitin 2017 kishte një ‘vit zgjedhor’ nëse mund të shprehemi kështu sa i takon zgjedhjes dhe emërimit në pozita menxheriale të gjyqësorit. Këtë vit, kemi përmbyllur zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës, si dhe Kryetarit të Gjykatës së Apelit. Edhe pse zgjedhja dhe emërimi në këto pozitat të larta menaxheriale të gjyqësorit ishte shoqëruar me kundërthënie dhe kritika, prapeseprapë, pas udhëzimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe përmirësimeve domethënëse që ishin bërë në kornizën rreguallatore që të instalohen kritere objektive dhe të matshme sa i takon emërimeve në pozitat menaxheriale të gjyqësorit, KGJK ka arritur që sukseshëm t’i përmbyllë këto emërime.

Gjithashtu,  pas shumë vitesh ngecje në plotësimin e pozitave gjyqësore, këtë vit ja kemi arritur të përmbyllim suksesshëm një proces rekrutues për gjyqtarë, ku gjithsejt 52 gjyqtarë të rinjë janë rekrutuar, dhe të njejtit janë shpërndarë bazuar në nevojat dhe ngarkesën me lëndë të Gjykatave.

Jashtë vëmendjes nuk kanë mbetur edhe zhvillimet brenda vetë Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, pas mbetjes vakant të pozitës së Drejtorit të Sekretariatit të  Këshillit Gjyqësor të Kosovë, në Gusht të këtij viti ja kemi dalur që nga një proces i hapur, transparent dhe konkurrues të përzgjedhim Drejtorin e SKGJK-së.

Sa i takon veprimeve dhe përpjekjeve të KGJK-së në integrimin gjyqësor të Veriut, këto janë disa nga të arriturat:

Si rrjedhojë e ‘Marrëveshjes për Drejtësi’ të arritur në Bruksel, nga detyrimet që dalin nga aty kemi arritur të zgjedhim Kryetarin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë dhe Zëvendësin e tij, të dyja këto përzgjedhje i kemi përmbyllur me sukses. Me sukses kemi përmbyllur përzgjedhjen edhe të disa Gjyqtarëve Mbikqyrës në Degët e Gjykatave respektive. Poashtu, si rrjedhojë e detyrimeve që dalin nga ‘Marrëveshja për Drejtësi’ e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kemi arritur që të integrojmë në sistemin gjyqësor të Kosovës, gjithsejt 42 gjyqtarë nga komunitetet jo-shumicë, shto kësaj edhe stafin mbështetës administrativ, ku gjithsejt 106 zyrtarë mbështetës janë rekrutuar për të mundësuar mbështetjë adekuate administrative për gjyqtarët.

Sa i takon efikasiteti në menaxhimin e lëndëve, KGJK-ja, Kryetarët e Gjykatave, gjyqtarët, stafi i administrativë i gjykatave dhe partnerët ndërkombëtarë kanë treguar shfaqin rezultate konkrete në fushën e përmirësimeve në menaxhimin e lëndëve dhe zvogëlimin e lëndëve të vjetra, shkurtimisht më lejoni t’ju prezantojë disa statistika për të ilustruar progresin:

Deri në fund të periudhës raportuese që është Qershor 2017, inventari është zvogëluar në 358.135. Për periudhën gjashtë mujore shkalla e efikasitetit, apo përpjesëtimi ndërmjet lëndëve zgjidhura dhe lëndëve të reja të parashtruara ishte 130.4%.

Të gjitha gjykatat, me përjashtim të Gjykatës së Apelit, kanë treguar shkallë të efikasitetit mbi 100%, që do të thotë së kanë zgjidhur më shumë lëndë sesa kanë pranuar.

Në vitin 2017 Gjykata e Apelit ka rritur produktivitetin duke zgjidhur 6% më shumë lëndë sesa ka pranuar gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2017 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016. Një problem me të cilin është përballur Gjykata e Apelit është numri i pamjaftueshëm i gjyqtarëve që trajtojnë lëndët civile. Një studim për peshimin e ngarkesës më lëndë që është realizuar së fundmi tregon se Gjykata e Apelit ka nevojë për 10 gjyqtarë të rinj për të trajtuar parashtresat e reja. Për të zvogëluar lëndët civile të grumbulluara nevojiten akoma më shumë gjyqtarë.

Lëndët që tani janë të grumbulluara në Gjykatat Themelore – lëndët që janë më të vjetra se dy vjet nga koha e parashtrimit të tyre – janë zvogëluar nga 39.458 që ishin në fillim të vitit 2016 në 29.971 në fillim të vitit 2017.

Si një ndër arriturat e fundit në përmirësimin e efikasitetit të zgjidhjes së lëndëve, është vendimi i KGJK-së për tërheqjen e kërkesave për ekzekutimin e taksave gjyqësore dhe shpenzimeve që datojnë me ose para 31 dhjetorit 2016, ku shuma  e tyre ishte më pak se 50 euro, dhe ka urdhëruar gjyqtarët që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për t’i shqyrtuar dhe mbyllur ato lëndë. Shpenzimet për të mbledhur këto taksa dhe shpenzimet tjera do të tejkalonin të ardhurat potenciale. Kjo do t’i mundësojë gjykatave të ri-orientojnë resurset e tyre në kërkesa më thelbësore për përmbarim dhe në lëndë të tjera që kanë nevojë për vëmendje. Veprimi u rekomandua nga Komisioni i KGJK-së për Administrim të Gjykatave dhe Projekti i USAID-it për Zbatimin e së Drejtës Kontraktore.

Sa i takon rritjes se transparencës, KGJK në bashkëpunim me Gjykatat dhe me partnerët ndërkombëtarë ka shënuar përmirësime të dukshme, më lejoni t’i përmend disa nga ato:

Sa i përket fushës së rritjes së transparencës nga ana e sistemit gjyqësor mund të themi që është bërë një progres mjaft i konsiderueshëm, posaçërisht përmes bashkëpunimit të ngushtë të KGJK-së, gjykatave dhe ekipit të Programit për Fuqizimi e Sistemit të Drejtësisë të USAID, me ç’rast kemi arritur që të inicojmë procesin e publikimit të aktgjykimeve të formës së prerë.  Vlen të theksohet që ky proces ka arritur një progres gjatë këtij vitit duke siguruar rritjen e numrit të publikimeve të aktgjykimeve të formës së perë në uebfaqen e gjyqësorit. Deri më tani janë rreth 2500 aktgjykime të publikuara.

Kur jemi tek vlerësimi i performancës, mund të them se ky vit ka qenë mjaft i suksësshëm edhe në këtë fushë, me lejoni që shumë shkurtimisht t’i nënvizojë disa nga arritjet:

Këtë vit Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka arritur për herë të parë të instalojë një sistem të përhershem të vlerësimit performancës së gjyqtarëve. Më konkretisht, ka arritur të themelojë edhe Komisionin për Vlerësimin e Performancës. Vlerësismit të performancës do t’i nënshtrohen të gjithë gjyqtarët përmes formulës dhe metodologjisë së paraparë në Rregulloren për Vlerësimin e Performacës, duke përzgjedhur në mënyrë rastësore gjyqtarët puna e të cilëve do të shqyrtohet nga vetë kolegët gjyqtarë. Vala e parë e gjyqtarëve i eshte nënshtruar këtij procesi dhe së shpejti Komisioni për Vlerësimin e Performancës do të dalë me të gjeturat e nga ky ushtrim përmes të cilave do të kemi një pasqyrë reale rreth procesit.

Dëshiroj të nënvizoj për fund të kësaj fjale hyrëse se Konferenca Gjyqësore ka vlerë dhe dobi të veçantë, dhe si e tillë na ofrojnë mundësinë që të diskutojmë në lidhje me vështirësitë, sfidat dhe arritjet e gjyqësorit. Gjithashtu në këtë Konferëncë do të diskutojmë edhe për mënyrën se si të avansojme edhe me tej përparimin e gjithanshëm në fushën e gjyqësorit. Prandaj, ne sot ripërsërisim zotimin tonë të palëkundur për bashkëpunim me të gjithë partnerët për sundim të ligjit me qëllimin përfundimtar të krijimit dhe konsolidimit të një sistemi gjyqësor të ndërtuar mbi premisat e transparencës, llogaridhënies dhe efikasitetit.

Fjala përmbyllëse:

I nderuar President Thaçi, I nderuar Ambasador Delaëie, e nderuar Ambasadore Apostolova, I nderuar Ambasador Braathu, I nderuar ministër Tahiri, I nderuar Kryesues Isufaj, I nderuar Kryetar Peci, të nderuar Kryetar të gjykatave, punonjës të gjyqësorit të Kosovës, të nderuar të pranishëm,

Për fund, në mbyllje të takimit, më lejoni të shprehë falënderimin tim personal dhe të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për pjesëmarrjen tuaj në këtë takim të rëndësishëm për sistemin gjyqësor të Kosovës.

Gjithashtu, dëshiroj të shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve tona të përbashkëta, derisa përpiqemi që të avansojmë dhe realizojmë aspiratat e një rendi të konsoliduar të udhëhequr nga parimi i sundimit të ligjit