14:42 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kryesuesja e VV-së përzihet në punën e të tjerëve në Prizren (Video)

Një rast i shkeljes së procesit zgjedhor sipas një vëzhguesi në Prizren është regjistruar në shkollën fillore “Abdyl Frashëri”.

Një video të cilën e posedon Indeksonline shihet kryesuesja e Lëvizjes Vetëvendosje duke e lënë vendin e saj si kryesuese dhe shihet duke u marrë me punët e të tjerëve.

Siç dëgjohet edhe në video, kryesuesja i kërkon të dal vëzhguesit nga vendvotimi, por i njëjti insiston që ajo është duke thyer rregullat./Indeksonline/