13:18 / E Martë, 11 Gusht 2020 / indeksADMonline

Kryetar i një prej komunave në Kosovë, por ka vetëm 13 euro e 49 cent në bankë!

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka publikuar së fundi deklarimin e pasurisë së shumë personave zyrtarë në vend.

Qëndron Kastrati, kryetari i komunës së Kamenicës është njëri prej zyrtarëve të cilët kanë deklaruar pasurinë.

Në bazë të deklarimit të bërë nga Kastrati, nënkuptohet se ai ka vetëm një veturë në pronësi edhe atë të blerë përmes kredisë bankare në vitin 2018, në vlerë prej 11 mijë e 300 euro, transmeton Indeksonline.

Sipas formularit të publikuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit, Kastrati në institucione financiare ka vetëm 13 euro e 49 cent para të gatshme, krahasuar me vitin e kaluar ku kishte 35 euro e 84 cent të gatshme.

Kastrati ka deklaruar se ka kredi në blerë prej 15 mijë e 276 euro.

Sa i përket të hyrave vjetore, Kastrati ka deklaruar se si kryetar i Komunës së Kamenicës, paga e tij vjetore është 13 mijë e 944 euro.

Në anën tjetër ai ka deklaruar se kanë shtëpi, truall dhe lokale, të gjitha këto në pronësi të prindit.