Kryetarët e komunave bëjnë thirrje nga Valencia që Spanja ta njohë Kosovën

Disa nga kryetarët e komunave të Kosovës po qëndrojnë për vizitë në Valencia të Spanjës, shkruan IndeksOnline.
Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka shpërndarë një fotografi së bashku me kryetarin e Kamenicës, Kadri Rrahimaj dhe atë të Shtimes, Qemajl Aliu, me një pankartë në duar duke bërë thirrje që Spanja ta njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës.
E pranishme ishte edhe deputetja e LVV, Fitore Pacolli.
“Lobmi përbashkët me përfaqësueset e të gjelbërve nga Ukraina, për njohje të Kosovës nga Spanja dhe Ukraina”, ka shkruar Hyseni./IndeksOnline/
