Kryetarët e komunave lirojnë postin e deputetit

Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka mbajtur sot mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje është bërë certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të mbajtura me 9 shkurt.
Por fillimisht është bërë zëvendësimi i kandidatëve që fituan ulësen në Kuvendin e Kosovës por që dhanë dorëheqja nga kjo pozitë.
E kryetarët e komunave të Mitrovicës, Pejës e Lipjanit, Bedri Hamza, Gazmend Muhaxheri dhe Imri Ahmeti kanë liruar postin e deputetit.
Kandidati Bedri Hamza nga PDK-ja ia ka liruar vendin kandidatit Rashit Qalaj.
Në anën tjetër kandiati Gazmend Muhaxheri ia ka liruar vendin Arben Gashit dhe Imri Ahmeti ia ka liruar vendin kandidatit Paris Gurit./Indeksonline/