Kryetarët e Komunave të Kosovës, heronjë në luftën ndaj Pandemisë
Ministrja e MAPL-së znj. Emilija Redžepi ka pritur në tri takime të ndara Kryetarët e Komunave: Pejë, Prizren, Mitrovicë, Mamushë, Dragash, Drenas, Suharekë, Ferizaj, Shtime, Klinë dhe Viti.
Në këto takime, Ministrja dhe Kryetarët e Komunave kanë diskutuar për situatën aktuale në komuna, masat ekonomike dhe mundësinë e mbështetjes së donatorëve pas pandemisë.
Po ashtu, është diskutuar puna e shtabeve të komunave në lidhje me pandeminë, shpenzimet e buxhetit të komunave dhe mbështetja e komunave për pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.
Ministrja e MAPL-së ka siguruar Kryetarët e Komunave mbështetjen e MAPL-së dhe Qeverisë për adresimin e kërkesave të tyre sa i përket përmbushjes së detyrimeve të tyre në kuadër të fushave të kompetencave komunale për përkrahjen financiare me qëllim të rimëkëmbjes ekonomike.
Ministrja Redžepi do të vazhdojë takimet me Kryetarët e Komunave të tjera gjatë javës së ardhshme.