10:09 / E Hënë, 29 Maj 2023 / S Z

Kryetarët e VV-së në veri nuk shkojnë në takim te ambasadori amerikan

Dy kryetarët e komunave në veri që vijnë nga radhët e Vetëvendosjes, nuk kanë shkuar në takim me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.

Kurse dy kryetarët nga radhët e PDK-së, Izmir Zeqiri (Zubin Potok) e Ilir Peci (Zveçan), para orës 09:00 kanë hyrë në takim, raporton Ekonomia Online.

Takimi i ftuar nga ambasadori amerikan vjen pas tensioneve të fundit në veri.