Kryetarët që përmbushën më shumë premtime nga ato që i bën në fushatën elektorale
Në momentin kur hapen zyrtarisht kandidaturat për zgjedhje lokale, thuajse të gjithë bëjnë premtime në mënyra të ndryshme.
Por sigurisht se matja e premtimeve të tyre iu jep edhe përgjegjësi më të madhe që ato të përmbushen përballë qytetarëve të komunave me të cilat udhëheqin.
Nga gjithsej 903 premtime të evidentuara nga Instituti GAP, gjatë periudhës janar 2018-dhjetor 2018-viti i parë i mandatit katërvjeçar-janë përmbushur 165 premtime gjithsej, pjesërisht të përmbushura rezultojnë se janë 94, në 345 premtime ka pasur nisma në përmbushjen e tyre, kurse 299 premtime ende nuk kanë nisur së realizuari.
Numri më i madh i premtimeve të realizuara është shënuar në fushën e infrastrukturës, arsimit, administratës dhe shërbimeve publike. Ndërsa fushat ku ka ngecje në përmbushjen e premtimeve janë ajo e ekonomisë, shëndetësisë, bujqësisë, si dhe ajo e urbanizimit.
Kurse katër udhëheqësit komunal të cilët përmbushën më së shumti premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale janë këta, por që asnjëri nga ta nuk përmbushi 50% prej tyre.
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë fushatës zgjedhore kishte bërë gjithsej 98 premtime, por që realizoi 14 prej tyre.
Edhe pse numër i vogël krahasuar me numrin e premtimeve, Haliti del kryetari që përmbushi më së shumti premtime nga gjithë të tjerët, sipas GAP-it, shkruan Indeksonline.
12 premtime mbetën të papërmbushura, 49 të filluara dhe 23 të tjera nuk kanë filluar.
E nga 73 premtime sa kishte bërë gjatë fushatës zgjedhore, i pari i Lipjanit ka përmbushur 13 prej tyre.
11 të tjera premtime mbetën gjysmë të përmbushura, 15 të filluara kurse 34 nuk kanë filluar.
Nga 49 premtime të bëra nga kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ky i fundit arriti të përmbushë 12 prej tyre.
Tri nga premtimet mbetën në gjysmë për t’u përmbushur, 25 të filluar dhe 9 nuk kanë nisur fare.
E pas Haskukës në përmbushjen e premtimeve duke llogaritur numrin e tyre është i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Edhe pse nuk përmbushi as 50% të premtimeve, nga 81 premtime sa bëri gjithsej Ahmeti përmbushi 10 prej tyre.
Dy janë gjysmë të përmbushura, 30 të filluara dhe 39 nuk kanë filluar fare./Indeksonline/
http://www.komunat.institutigap.org/Premtimet