06:59 / E Hënë, 29 Maj 2023 / shkelqim osmanaj

Kryetarët veriorë sot nisin punën në komuna

Kryetarët e katër komunave me shumicë serbe Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, sot do të nisin punën zyrtarisht në këto komuna.

Kujtojmë se të premtën pati tensione me shkuarjen e tyre nëpër objektet komunale, ku edhe u ngritën flamujt e Kosovës e u hoqën ata serbë.

Për situatën në veri kanë reaguar edhe bashkësia ndërkombëtare, të cilët kanë bërë thirrje të mos ketë provokime dhe çështjet të zgjidhen me dialog.