Kryetarët e komunave i përgjigjen ftesës së Albin Kurtit, për pak nis takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të takojë kryetarët e komunave të vendit.
Takimi pritet të fillojë nga ora 10:00 në kryeqytet, raporton Indeksonline.
Në pamjet e siguruara nga Indeksonline shihet se në takim ka shkuar kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu, kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi…
Kurti në këtë takim do të shoqërohet nga ministri i Financave, Hekuran Murati, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministri i i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.






