75 Mall Live Search
13:43 / E Premte, 17 Prill 2020 / indeksADMonline

Kryetari Aliu: Viktima nga Ferizaj ishte 70 vjeçar nga fshati Neredime

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar se viktima e dymbëshjetë që ndërroi jetë nga Covid-19 është 70 vjecar nga Nerodimja e Ferizajt, shkruan IndeksOnline.

Viktima ka qenë shofer në “Bondsteel”, dhe ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Në Ferizaj kanë ndërruar jetë dy persona si pasojë e infektimit me Covid-19.

Njoftimi:

Lajm i keq për gjithë Ferizajn, sot kur humbi jetën pacienti S.M i moshës 70 vjeçare nga Neredimja, i infektuar me COVID-19.

Ngushëllime familjes e gjithë të njohurve! Tash kur virusi shënoi viktimën e dytë në Ferizaj, është koha e fundit për bashkëqytetarët të shohin fuqinë e këtij virusi si shpërndarje e fatalitet.