Kryetari Elezaj bashkë me Millakun e Bajraktarin inspektojnë nga afër në terren, urat dhe rrugët e dëmtuara
Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, Qendrim Millaku, shefin e kabinetit, Shemsi Bajraktari kanë dalë në terren për të parë dëmet e shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut.
Elezaj ka njoftuar se dëmet e shkaktuar do të sanohen nga kompania e kontraktuar.
“Sot në mëngjes, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, Qendrim Millaku, shefin e kabinetit, Shemsi Bajraktari, vizituam zonat e përmbytura dhe inspektuam nga afër objektet me rëndësi të veçantë, si urat dhe rrugët e dëmtuara.
Pamë gjendjen reale në terren dhe fillimin e punimeve për përmirësimin e dëmeve. Kompania e kontraktuar nga komuna është në terren dhe po i merr të gjitha masat e nevojshme për riparimin e dëmeve në pronat publike”.

