15:14 / E Hënë, 22 Gusht 2022 / B O

Kryetari Ferati thërret drejtorët në takim, kërkon dinamikë të punimeve

Kryetari i Komunës Ilir Ferati, sot ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve

Në këtë mbledhje, krahas njoftimeve për punët e përditshme, janë trajtuar edhe projekt propozimet për qarkoren buxhetore 2022 për vitin fiskal 2023-2025.

Kryetari Ferati, kërkoi nga drejtoritë përkatëse, që të vazhdohet me dinamikën e realizimit të punimeve dhe me theks të veçantë tha se duhet të jepet maksimumi nga të gjithë sektorët, për realizimin e projekteve dhe planifikimeve.

Gjatë takimit është diskutuar për punët të cilat janë në fillim dhe përfundim e sipër si dhe për mbajtjen e dëgjimeve buxhetore për buxhetin e vitit 2023-25.