15:10 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kryetari Gashi bashkë me nxënesit e gjimanzit “17 shkurti” përuruan hyrjen e re të shkollës

Kryetari i Komunës Xhafer Gashi, së bashku me drejtorin e DKA-së Agim Spahiu, kanë zhvilluar sot një vizitë në gjimnazin “17 Shkurti“, meqë rast është përuruar edhe hyrja e re për këtë shkollë.

Gjatë vizitës, ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Gjimnazit “17 Shkurti“ Besa Gashi- Dvorani, së bashku me stafin e profesorëve kanë njoftuar nga afër kryetarin Gashi për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Kryetari Gashi, para nxënesve dhe mësimdhënësve, theksoi: “ Prioritet yni kryesor vazhdon të mbetet investimi në infrastrukturën arsimore por edhe në ngritjen e cilësisë në arsim duke bërë ndarjen e bursave për nxënesitë e shkollave të mesme, por edhe duke kompensuar shpenzimet e udhëtimit për nxënesitë që jetojnë në fshatrat e Komunës së Obiliqit.“