75 Mall Live Search
18:45 / E Martë, 09 Nëntor 2021 / OSH

Kryetari gjerman premton buxhet shtesë për Shtimen, nëse Qemajl Aliu zgjedhet kryetar!

Klaus Böning, kryetar i SPD-së në Frödenberg\Ruhr ka uruar Dr.Qemajl Aliun për fitoren në raundin e parë në zgjedhjet komunale në Kosovë.

Ai u shpreh i gëzuar “që një Mjek gjermanfolës dhe Social-Demokrat ka mundësinë që të bëhet kryetar i komunës së Shtimes në Republikën e Kosovës më14 nëntor”, shkruan IndeksOnline.

Ai gjithashtu u shpreh i gatshëm që Frödenberg\Ruhr e Gjermanisë të ndaj buxhet për Komunën e Shtimes për të zhvilluar bashkëpunim në të ardhmen nëse Qemajl Aliu zgjidhet kryetar.

Letra e Plotë:

I nderuari z. Dr. Qemajl Aliu,

Së pari ju urojmë për fitoren e bindshme me 45.29%  në raundin e parë të zgjedhjeve komunale në vendin tuaj të lindjes dhe gëzohem që një Mjek gjermanfolës dhe Social-Demokrat ka mundësinë që të bëhet kryetar i komunës së Shtimes në Republikën e Kosovës me 14 nëntor.

Në kontaktin tonë të deritanishëm ju keni shprehur interes për një bashkëpunim konkret, që pas zgjedhjes si kryetar i komunës të bashkëpunojmë sidomos në përvojën tonë në shërbimet e interesit të përgjithshëm. Në gëzohemi që ju dëshironi të jeni një urë mes dy qyteteve, dhe për këtë ne planifikojmë që nëse zgjidheni si kryetar të:

Të ndajmë mjete financiare për një bashkëpunim mes komunave tona, që të ndërtojmë një bazë për një bashkëpunim të mëtejshëm.

Ne ju urojmë  sukses dhe do të gëzoheshim të ju mirëpresim vitin e ardhshëm këtu si kryetar të Komunës së Shtimes.

Klaus Böning

Kryetar i SPD-së në Këshillin e Qytetit Frödenberg\Ruhr