75 Mall Live Search
17:09 / E Enjte, 12 Janar 2023 / MSH

Kryetari i AAK në Gjermani: Të jesh krah Ramush Haradinajt, nënkupton rrugëtim me historinë, për popullin e për të ardhmen e sigurtë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjermani Ukë Blakaj, ka falënderuar kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj për gjithçka që ka bërë për vendin.

Ai tha se sa herë kemi dëshmuar unitet, vullnet e dashuri për Atdheun, gjithmonë kanë ndodhur ngjarje të mëdha historike që sot ne i kujtojmë, nderojmë e mburremi me to.

“Kënaqësi kur i shoh çlirimtarët bashkë si përherë edhe 25 vjet gati pas përfundimit të luftës. Sa herë kemi dëshmuar unitet, vullnet e dashuri për Atdheun, gjithmonë kanë ndodhur ngjarje të mëdha historike që sot ne i kujtojmë, nderojmë e mburremi me to. Të jesh krah Ramush Haradinajt, nuk është aq e thjeshtë. Rrugëtimi me të nënkuptoun rrugëtim me historinë, për popullin e për të ardhmen e sigurtë dhe të përbashkët”, ka thënë ai.

“Ne diaspora gjithmonë kemi qenë krah lëvizjeve kombëtare që rezultuan me luftën çlirimtare, ndërsa sot jemi njerëzit më krenarë kur shohim Kosovën e çliruar, të ndërtuar e me orientim kah demokracitë e avancuara.

Faleminderit bashkëatdhetarë, çlirimtarë e qytetarë tanë për gjithçka që keni bërë deri sot! Shumë të vendosur për Republikën tonë si projekt i përbashkët e i përhershëm, për popullin e Kosovës dhe për diasporën tonë”, përfundoi Blakaj