14:29 / E Premte, 24 Janar 2020 / indeksADMonline

Kryetari i AAK-së në Kaçanik, i thirruri i Speciales

Hajrush Kurtaj është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale. Kjo është konfirmuar nga OVL-UÇK, konkretisht kryetari Hysni Gucati.

“I thirruri i radhës nga Gjykata Speciale është anëtari i kryesisë qendrore të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe kryetar i degës së Kaçanikut, Hajrush Kurtaj”, ka shkruar ai.

Mirëpo, kush është Hajrush Kurtaj?. Përpos që mban postin e kryetarit të degës së OVL-UCK, ai poashtu është edhe kryetar i Degës së AAK-së në Kaçanik.

Image result for hajrush kurtaj

Në zgjedhjet e 6 tetorit ai ishte kandidat për deputetët, mirëpo s’arriti të fitojë votat e mjaftueshme për ulëse në legjislativ.